Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Video/ Rihapet çështja e varrezave masive të shqiptarëve në Serbi, opozitarët serb kërkojnë reflektim

Video/ Rihapet çështja e varrezave masive të shqiptarëve

Një nga politikanët më liberalë të Serbisë, ish-bashkëpunëtori i afërt i kryeministrit të vrarë Zoran Xhingjiç, përkatësisht kreu i PLS-së, Çedomir Jovanoviç, ka rikthyer në opinionin publik të Beogradit çështjen e varrezave masive që u gjetën në këtë vend pas Luftës së Kosovës. Në një intervistë të dhënë për televizionin N!, ku ka përkujtuar 20 vjetorin e rrëzimit të Sllobodan Milosheviçit, Jovanoviç ka deklaruar se ishte pikërisht Xhingjiç, ai që nxiti hapjen e debatit mbi varrezat masive, që u gjetën në territore pranë bazave të Policisë serbe.

“Ishte ministri i Policisë që na tha se mund të jenë ca kurdë, por në fakt doli ndryshe. Diçka që e konsideruam një lak qafës së Serbisë, e hodhëm në fund të rrugës. Po mendoj për Hagën dhe qëndrimin ndaj viteve 1990. Ne do të dëshironim të vazhdonim jetën sikur nuk kemi asgjë me të, por nuk mund të jetë kështu.Nuk mund të ecim përpara, nëse nuk gjykojmë drejtë të kaluarën”, tha Jovanoviç.

Ndërkaq, në lidhje me takimin e zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë, Jovanoviç e lidhi pikërisht si pasojë e revolucionit të opozitës së asaj kohe në Serbi që rrëzoi Millosheviçin.

“Sot, ne nuk po e kërkojmë shansin tonë për Kosovën në Bagdadin e Sadam Huseinit, por në Zyrën Ovale me Trump. Kjo është domethënia e 5 tetorit”, tha ai.

Ndërkaq, edhe një tjetër politikan serb, nenad Çanak, i cili ka qenë pjesëtar i Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë dhe aleat me Sllobon, por që më pas u largua prej tij, thekson se çështja e varreve masive është një turp i madh.

Nenad Canak duke cituar kryeministrin serb Zoran Gjingjiç, tha: "Kush do të investojë në një shtet ku, kudo që të gërmoni me lopatë, do të dalë një kafkë", duke ju referuar  varreve masive.

Kjo deklaratë është rimarrë menjëherë nga dy politikanët e lartë të Kosovës, ish-kryeministri Albin Kurti dhe kreu i Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Kreu i Vetëvendosjes thekson se “familjet në Kosovë po kërkojnë ende për të dashurit e tyre, duke shpresuar se ata mund të gjinden një ditë. Asnjë paqe e qëndrueshme nuk mund të arrihet nëse Serbia fsheh varret masive që ata ekzekutuan dhe kidnapuan(morën peng)”, shkruan Kurti.

Deklarata e Nenad Çanakut, është rimarrë nga shumë përkrahës të vetëvendosjes në tvitter dhe ja kanë bashkëngjitur në adresën e ambasadorit Richard Grenell, i dërguar i presidentit Trump për dialogun Serbi-Kosovë. /GazetaShqip

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore