Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

VIDEO/ “Nuk do ta japim Kosovën”, përleshje fizike mes deputetëve në Kuvendin e Serbisë, Vuçiç: Jeni tradhtarë

VIDEO/ “Nuk do ta japim Kosovën”, përleshje fizike mes

Deputetë të Kuvendit të Serbisë janë përleshur fizikisht gjatë seancës ku po diskutohet plani evropian lidhur me marrëdhëniet me Kosovën, ku ka qenë i pranishëm edhe presidenti Aleksandër Vuçiç. 

Euronews.rs shkruan se incidenti ndodhi pas fjalimit të liderit të Dverit, Boshko Obradoviç, i cili i bëri thirrje Vuçiçit që të deklarohet qartë nëse është pro nënshkrimit të ultimatumit për Kosovën apo jo dhe nëse e njeh “shtetin e rremë të Kosovës”.

Deputetët e opozitës shoqëruan fjalimin e Presidenti serb me thirrje “Nuk do ta japim Kosovën”, “Tradhti, tradhti” dhe “Kosova është zemra e Serbisë”. Vuçiç akuzoi opozitën për tradhti të Kosovës dhe se qeveria po e mbron Kosovën nga njerëz si ata.

“Meqenëse tashmë e keni dorëzuar Kosovën, më lejoni t’ju shpjegoj se si do të shërohemi nga sëmundja që i bëtë Serbisë. Ju vazhdimisht keni bërë tradhtinë më të keqe, ju e keni tradhtuar Serbinë pafundësisht dhe Serbia nuk do ta lejojë më këtë. Ju po flisni për tradhti, turp të keni çfarëdo”, tha Vuçiç.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore