
VIDEO/ Moti i keq “pushton” edhe Kosovën, përmbytje në disa komuna
Edhe Kosova është përfshirë nga moti i keq, që ka shkaktuar përmbytje në disa zona.
Pamje të përmbytjeve janë publikuar nga Istogu e Peja, ndërkohë që raportohet se përmbytje ka edhe në Junik ku në disa zona është ndërprerë dhe uji i pijshëm.
Reshjet e shiut të cilat po vazhdojnë po rrezikojnë daljen nga shtrati të tri kanaleve në qytetin e Pejës me rrethinë. Situata aktualisht është e menaxhueshme dhe ekipet janë në gjendje gatishmërie.
Drejtori për Mbrojte dhe Shpëtim në Komunën e Pejës, Gëzim Gashi ka thënë për KosovaPress se për momentin situata në Pejë është nën kontroll por janë disa vende ku situata është me keq, siç është kanali i Çokolica, ku pretendon të dal nga shtrat por ekipi i zjarrfikësve dhe ekipet tjera të komunës janë në gjendje gatishmërie për çdo situatë të tillë.
Sipas tij, edhe në lagjen “Fidanishte”, ka mundësi që ujë të dal prej shtratit, si dhe në fshatin Jabllanicë.
Ndërkohë Drejtori për Emergjenca dhe Shërbime Publike në Junik, Demokrat Ganijaj ka dhënë detaje për gjendjen në Junik ku tregoi se në disa lagje lumi ka dalë nga shtrati.
“Prej mëngjesit jemi në terren me një kompani dhe ekipet emergjente. Kemi reshje të jashtëzakonshme shiu, është rritur shumë shtrati i lumit ‘Erenik’, në disa pjesë në lagjen ‘Berisha’ ka dalë edhe prej shtratit”, tha ai
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se për shkak të turbullirës së ujit në kanalin e Ibrit ( NTU është mbi 90) si shkak i reshjeve të dendura atmosferike, e bën të pamundur trajtimin e ujit në Shkabaj, sepse uji është jashtë çdo standardi me të cilin mund të trajtohet në Impiant.
“Si pasojë e kësaj, Fushë Kosova mbetet pa furnizim me ujë duke filluar nga ora 10:00 dhe do zgjasë deri në përmirësimin e situatës me turbullirë e në të njëjtën kohë çrregullime të furnizimit me ujë do të ketë edhe komuna e Drenasit”, thuhet në njoftim.
Kosova sot për përfshirë nga një mot plotësisht i vranët dhe me reshje shiu ku në disa rajone priten reshje të dendura shiu dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë./REL

“Ma hodhën vajzën tre javëshe nga dritarja”, rrëfimet nga masakra në Rogovë
Historia e plotë >



E RËNDË/ Plagosen me armë zjarri nënë e bijë, policia zbardh detajet
Historia e plotë >


E RËNDË/ Kleriku serb gjendet i vdekur brenda kishës në Kosovë
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

"Zgjohet" Bordi i Transparencës dhe ndryshon sërish çmimet e karburantev...
Historia e plotë >
Plas sherri mes policëve në Tiranë, punonjësi i FNSH i nxjerr armën shef...
Historia e plotë >
Me sa blihen dhe shiten monedhat e huaja në vendin tonë? Këmbimi valutor 1 shkurt 2023

Keni probleme me veshkat? Ky është ushqimi më i dëmshëm

I ftohti 'mbërthen' Shqipërinë/ Të gjithë mezi e prisnit, ja dita kur zbardhet nga bora Tirana
Aktualitet


Vidhte makinat e parkuara jashtë stadiumit, përfundon në pranga shqiptari
Historia e plotë >

Goditi makinën e prefektit dhe u largua, arrestohet shoferi në Korçë
Historia e plotë >