Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Vetting në drejtësi dhe mos ndryshim të kufijve të Kosovës, 10 pikat e paktit mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmani

Vetting në drejtësi dhe mos ndryshim të kufijve të

Albin Kurti do të jetë kryeministër dhe Vjosa Osmani presidente. Kjo është dakordësia që ka bindur Vjosa Osmanin të nënshkruajë marrëveshjen mes liderin e Vetënvendosjes duke krijuar një koalicion zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sigurisht kjo nëse VV-ja i fiton zgjedhjet, duke krijuar mazhorancën e duhur sa për të zgjedhur dhe presidentin e ri të Kosovës.

Por jo vetëm kaq palët kanë firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit ku të bie në sy nisje e një procesi të vettingut në sistemin e drejtësisë, siç u bë në Shqipëri. Ky model vettingu po aplikohet edhe në Maqedoninë e Veriut.

Në marrëveshjen e përbashkët shkruhet:“të vendosur për luftimin e pa kompromis të korrupsionit dhe krimit të organizuar si parakusht thelbësor për konsolidimin e demokracisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm në vend, të zotuar që Kosova të jetë vend kur të rinjtë e shohin të ardhmen e tyre dhe qytetarët të gëzojnë mirëqenie të mirëfilltë dhe jetë me dinjitet palët zotohen për këto pika.

Më tej thuhet “Prioritizim të rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë, duke i orientuar investimet dhe planifikimin buxhetor kah sektori i shëndetësisë, mbrojtja e mjedisit, digjitalizimi, investimi në kapital njerëzor, nxitja e prodhimit vendor, me qëllim të përqafimit të një koncepti zhvillimor ekonomik të qëndrueshëm e inovativ”.

Në pikët 4 të zotimeve të përbashkëta mes LVV-së dhe Listës së Vjosa Osmanit thuhet “rishikim dhe miratim të legjislacionit vendor si dhe zbatim me përgjegjësi të reformave të nevojshme në përputhje me standardet evropiane me qëllim të integrimit të Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian, si dhe për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe organizata tjera ndërkombëtare.”

Po ashtu thuhet se palët janë zotuar edhe për angazhim për përfaqësim të unifikuar dhe gjithëpërfshirës në vendimmarrje në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.


Kurti e Osmani e quajtën këtë bashkëpunim për lirinë dhe barazinë e qytetarëve, për progresin dhe suksesin e shtetit, duke thënë se garojnë së bashku në zgjedhje për të ndryshuar mendësinë e gabuar, me të cilën është udhëhequr vendi. 

Pakti i ri politik

Zotimet mbi parimet e bashkëpunimit

Të vendosur për luftimin e pakompromis të korrupsionit dhe krimit të organizuar si parakusht thelbësor për konsolidimin e demokracisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm në vend;

Të bindur se e ardhmja do të jetë më e mirë dhe më premtuese për të gjithë kur qytetarëve u garantohen të drejta të barabarta, investohet në arsim e shëndetësi, si dhe kur interesat e qytetarëve janë në qendër të politikbërjes në vend;

Të zotuar që Kosova të jetë vend ku të rinjtë e shohin të ardhmen e tyre dhe qytetarët të gëzojnë mirëqenie të mirëfilltë dhe jetë me dinjitet;

Të fokusuar në luftimin e pandemisë dhe të përkushtuar për adresimin e pasojave ekonomike me qëllim të rimëkëmbjes;

Të përkushtuar për zgjerimin e bashkëpunimit politik afatgjatë në nivel qendror dhe lokal;

 Palët zotohen për:

Prioritizim të rishikimit funksional të sistemit të drejtësisë me vettingun si pjesë integrale të këtij procesi, si dhe vendosmëri të plotë drejtë luftimit të pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend.

Prioritizim të rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë, duke i orientuar investimet dhe planifikimin buxhetor kah sektori i shëndetësisë, mbrojtja e mjedisit, digjitalizimi, investimi në kapital njerëzor, nxitja e prodhimit vendor me qëllim të përqafimit të një koncepti zhvillimor ekonomik të qëndrueshëm inovativ.

Përkushtim të plotë që personat që do të udhëheqin dikasteret qeveritare të jenë të kualifikuar, kompetent dhe me integritet dhe se do të ketë pajtim në mes të palëve lidhur me emrat që do t’i udhëheqin këto dikastere bazuar në kriteret e mësipërme.

Rishikim dhe miratim të legjislacionit vendor si dhe zbatim me përgjegjësi të reformave të nevojshme në përputhje me standardet evropiane me qëllim të integrimit të Republikës së Kosovës së Kosovës në Bashkimin Evropian, si dhe për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Angazhim për përfaqësim të unifikuar dhe gjithëpërfshirës në vendimmarrje në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Respektim të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe mos mbështetje të asnjë nisme që cenon rregullimin kushtetues, integritetin territorial, parimin e unitaritetit të shtetit dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Rishikim të përfaqësimit dhe organizimit të shërbimit diplomatik me qëllim të përfaqësimit të dinjitetshëm të vendit në nivel ndërkombëtar;

Ruajtje dhe kultivim të aleancave me partnerët ndërkombëtarë dhe investim në zgjerimin dhe avancimin e aleancave të tashme dhe të ardhshme;

Synim të arritjes së përfaqësimit të barabartë gjinor në qeveri dhe në institucionet e tjera;
Vendimmarrje me konsensus dhe marrëveshje paraprake për proceset strategjike në vend.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore