
Vetëvendosje nxjerr emrat e parë të kandidatëve për deputetë dhe 'ndez motorët' për zgjedhje
Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka bërë me dije sot emrat e 8 kandidatëve për deputetë në kryeqytetin e Kosovës, ku lista kryesohet nga Albin Kurti, njëherazi kandidat për kryeministër i vendit.
Përveç Kurtit, mes të propozuarve janë emra të spikatur në VV si Liburn Aliu, Arben Vitia, Xhelal Sveçla, Glauk Konjufca, Fitore Pacolli, Albulena Haxhiu dhe Hatixhe Hoxha. Emrat janë bërë publik nga Atdhe Arifi, aktivist i VV-së përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Na priftë e mbara, me Albinin përpara!”, ka shkruar Arifi. Pritet që deri ditën e shtunë edhe partitë e tjera të hartojnë listat e kandidatëve për deputetë, që më pas do t’i kalojnë për certifikim Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Më herët në mediat e Kosovës kishte pasur raportime se Kurtit nuk do t’i lejohej kandidimi si deputet, për shkak të një dënimi me kusht.
Vendimi i Gjykatës Kushtetutese nxiti diskutime të shumta në opinion lidhur me mundësinë e kandidimit të Albin Kurtit e Albulena Haxhiut në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Megjithatë, Kurti e Haxhiu janë propozuar së bashku me 6 anëtarë të tjerë nga Qendra e VV-së në Prishtinë.






Rritet numri i vdekjeve nga Covid, 294 raste të reja në Kosovë
Historia e plotë >


Çfarë do të ndodhë tani me Mike Pence?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Ja të 17 dekretet e Biden që do të firmosen sot për të zhbërë epokën Tru...
Historia e plotë >
'Rama deklaroi qartë se kemi të drejtë'/ Mitsotakis: Pas katër muajsh, d...
Historia e plotë >
Jo më vaksinë, zbulohet ilaçi i ri kundër Covid: E vret virusin brenda 24 orëve

Pse Shqipëria nuk e ka porositur vaksinën anti Covid, Rakacolli zbulon arsyen

Viti i ri akademik online? Disa fakultete në dilemë, të tjerat e kanë marrë vendimin
Biznes

Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >

Risku nga katastrofat, BB: Tërmeti dhe COVID-19 çojnë varfërinë 8 vite pas
Historia e plotë >
