Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

“Vajza kishte ngrirë, kunata e futi në furrë”/ Flet gruaja simbol e eksodit të Kosovës (FOTO)

“Vajza kishte ngrirë, kunata e futi në furrë”/ Flet

Së fundmi në Bllacë të Hanit të Elezit është përuruar ‘Muri i Kujtesës’, në qendër të së cilit qëndron fotografia e Sherife Lutës me vajzën e saj Besianën, teksa po iknin nga ushtria serbe në vitin 1999.

Kjo është një vepër shumë domethënëse, e cila na sjell ndërmend imazhet e dhimbshme të asaj kohe, të cilat u pasqyruan edhe në mediat botërore. Nëna bashkë me të tjerë shqiptarë të Kosovës po iknin nga pushtuesit dhe në krahë ajo mbante vajzën e saj 6-muajshe, e cila pinte qumësht.

“Vajza kishte ngrirë, kunata e futi në furrë”/ Flet

Mozaiku është realizuar nga artisti i talentuar Fatos Kabashi, i cili në karrierën e tij numëron shumë punime të tjera domethënëse. Ai ka përdorur rreth 250 mijë guralecë për këtë vepër të gjatë 15 metra dhe të lartë 2.7 metra.

“Vajza kishte ngrirë, kunata e futi në furrë”/ Flet

Përveç fotografisë, në këtë mur janë shkruar edhe statistika të shpërnguljes së shqiptarëve përmes kufirit, si dhe thënie të politikanëve botërorë për luftën e viteve 1998-1999. Në Bllacën e 10 prillit, të vitit 1999 u dëbuan rreth 400 mijë shqiptarë nga Kosova nga pushtuesit serbë.

“Vajza kishte ngrirë, kunata e futi në furrë”/ Flet

Sherifja ishte sot e ftuar në një lidhje “Skype” për “Wake Up”, ku rrëfeu një prej momentet më të vështira që ka përjetuar. Vajza e saj e mitur për pak humbi jetën dhe sipas nënës, për 10 minuta e mitura nuk ka reaguar fare.

“Forcat serbe na detyruan të braktisim shtëpitë tona. Vajza nuk ka qarë për 10 minuta. Pas 10 minutash ka nisur të qajë dhe kur morëm udhën dhe u nisëm në drejtim të maleve të Bllacës. Kemi ecur për 24 orë në mes të të ftohtit.

“Vajza kishte ngrirë, kunata e futi në furrë”/ Flet

Vajza më thotë: ‘Si ke mundur të më mbash në krahë në atë lodhje, në atë udhëtim, pa ngrënë, pa pirë?’ Kjo është sakrifica e të gjitha nënave në vitin 1999”, u shpreh ajo.

Më herët, nënë Sherifja ka treguar për mediat e huaja: "Pasi kishim ecur 24 orë pa ndërprerje, vajza ngriu dhe nuk qante më. Kishte ngrirë. Mendova që kishte vdekur. E mori kunata ime dhe e futi në furrë të sobës të një shtëpie në Bllacë. Pas dhjetë minutash vajza nisi të qante dhe refugjatët e tjerë nisën të duartrokisnin. Aty nisa të qaj. Kisha shumë emocione".

“Vajza kishte ngrirë, kunata e futi në furrë”/ Flet

“Vajza kishte ngrirë, kunata e futi në furrë”/ Flet

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore