Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

U zgjodh Presidente e Kosovës, Erdogan telefonon Vjosa Osmanin

U zgjodh Presidente e Kosovës, Erdogan telefonon Vjosa Osmanin

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka uruar ditën e sotme Vjosa Osmanin për postin e Presidentes që mori. Në një postim në Twitter, ai shkroi se ka bërë një bisedë telefonike me Osmanin dhe kanë diskutuar për marrëdhëniet dhe çështjet rajonale. Në postim Erdogan ka shkruar se me kalimin e kohës dhe në këtë epokë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë do të forcohen më shumë akoma.

“Sot e përgëzova presidenten e re të Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu përmes një telefonate. Në bisedën tonë me Osmani-Sadriun diskutuam rreth çështjeve rajonale dhe marrëdhëniet e tyre. Unë shpreha qëndrimin konstruktiv të shoqërisë turke, një pjesë integrale e strukturës multikulturore të Kosovës në procesin e qeverisë së re dhe zgjedhjet presidenciale. Gjithashtu unë shpreha bindjen time se miqësitë historike dhe marrëdhëniet e vëllazërisë do të forcohen edhe në epokën e re. Në bisedën tonë, unë deklarova se bashkëpunimi i shumanshëm midis vendeve tona kontribuon në stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit”,shkruhet në postim.

Ditën e djeshme Vjosa Osmani u zgjodh si Presidente e Kosovës. Ajo u zgjodh si Presidente në raundin e tretë të votimit për shkak se në të parin dhe në ë dytin nuk mori votat e duhura.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore