Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

U largua nga shtëpia e burrit/ Gjendet e varur në degën e lisit 20-vjeçarja shqiptare (Emri)

U largua nga shtëpia e burrit/ Gjendet e varur në degën e lisit

Në fshatin Poliqkë të Kamenicës dje rreth orës 16:45 është gjetur e varur në degën e një lisi Arbesa Musliu e cila dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Arbesa Musliu 20-vjeçare është larguar nga shtëpia e burrit dhe pas kërkimit nga familjarët e saj, është gjetur në një distancë rreth 300 metra larg shtëpisë.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e 20-vjeçares nga Kamenica, e cila u gjet e varur mbrëmë në fshatin Poliqkë të Kamenicës
Kështu ka bërë të ditur kryeprokurori i kësaj prokurorie, Jetish Maloku, i cili tha se ende nuk dihen motivet e këtij rasti.

“Mund ta konfirmoj si rast. Viktima dyshohet se është vetëvrarë. Janë duke u bërë hetimet, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është gjetur nga familjarët dhe më pas është dërguar në IML për obduksion. Ende nuk dihen motivet e këtij rasti”, tha Maloku.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore