Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

U gjet pa jetë në liqen, policia e Kosovës konfirmon vdekjen e ish-zyrtarit të saj

U gjet pa jetë në liqen, policia e Kosovës konfirmon vdekjen e

Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e ish-punonjësit, Fadil Syleviqin, i cili u gjet pa shenja jete te liqeni i Badovcit.

Zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, ka thënë se ekipet e hetuesisë po vazhdojnë punën në vendin e ngjarjes.

“Sot, më 15.01.2021, pak pas orës 14:00, policia është njoftuar për një rast që ka ndodhur në rrugën që shpie nga Mati për te liqenin e Badovcit, ku një person dyshohet se është pa shenja jete. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka kontaktuar familjarët e personit, si dhe ka ftuar prokurorin e shtetit dhe ekipet e mjekësisë urgjente”, tha ai.

Sipas Krasniqit, “në vendngjarje mjekët kanë konstatuar se trupi i viktimës është i pajetë. Viktima është: F.S, mashkull. Ekipe të hetuesisë dhe krim-teknikës edhe në këto momente janë duke shikuar vendin e ngjarjes. Për informata të reja do t’ju njoftojmë me kohë”.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore