Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Twitter mbyll llogarinë e ushtrisë së Kosovës

Twitter mbyll llogarinë e ushtrisë së Kosovës

Llogaria në Twitter e Forcave të Sigurisë së Kosovës është çaktivizuar përkohësisht nga rrjeti social mbi bazën “e një aktiviteti të dyshimtë”.

Ky është njoftimi zyrtar që Twitter nxjerr në momentin që çdokush përpiqet të hyjë në llogarinë zyrtare të ushtrisë së Kosovës, ndërkohë që ky vendim i platformës dyshohet se është automatik dhe ka mbërritur pas raportimeve negative të shumta që mund të ketë marrë faqja.

Raportimet janë bërë pasi më herët Departamenti i Mbrojtjes i SHBA u shpreh krenar në lidhje me pjesëmarrjen e FSK-së në misionin ndërkombëtar të parë paqeruajtës në Kuvajt.

Më herët Departamenti Amerikan i Mbrojtjes u shpreh krenar që ka afër vetës Forcën e Sigurisë së Kosovës në misionin e parë ndërkombëtar në Kuvajt.

“Departamenti i Mbrojtjes është krenar të bashkohet me Forcën e Sigurisë së Kosovës në misionin e parë në Kuvajt. Gjatë këtij misioni, partnerët tanë nga Kosova do ta fitojnë përvojën e mekanikës dhe logjistikës duke punuar me njësitë e Ushtrisë Amerikane”- shkruan Departamenti Amerikan i Shtetit”, thuhet në deklaratën e Pentagonit të shpërndarë përmes Twitter.

Vlora Çitaku, ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA reagoi përmes një postimi në Twitter duke shprehur habi se përse u mbyll profili i FSK-së në të njëjtën ditë kur Departamenti i Mbrojtjes i SHBA shkroi për misionin e përbashkët paqeruajtës.

Twitter mbyll llogarinë e ushtrisë së Kosovës

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore