
TRONDITET Kosova/ U përpoq të shpëtonte motrën, por bien të dyja nga pallati, detaje nga VDEKJA e 15-vjeçares
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në Ferizaj,
Bëhet me dije nga mediat se dy vajza njëra 18-vjeçare dhe tjetra 15, ranë nga kati i katërt i një pallati.
Si pasojë e kësaj, njëra nga vajzat ka humbur jetën kurse tjetra ka pësuar lëndime trupore.
Zëdhënësi i policisë në Ferizaj, Kanun Veseli ka thënë se vajzat janë motra mes tyre.
Ai ka treguar se e ndjera kishte tentuar të hidhej ndërkaq motra e saj kishte tentuar që ta shpëtonte dhe si pasojë kanë rënë të dyja.
“Rasti është cilësuar si ‘vetëvrasje’. Nga hetimet që janë zhvilluar nga Sektori Rajonal i Hetimeve, mësohet se e ndjera kishte tentuar të hidhej nga ndërtesa, ndërsa në përpjekje për ta shpëtuar motra e saj, kanë rënë të dyja”, ka thënë Veseli.
Rasti kishte ndodhur mbrëmë rreth orës 21:35.
“Me datën 21.01.2023 rreth orës 21:35 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën ‘Sandër Prosi’ në Ferizaj, dy vajza të moshës 18 dhe 15 vjeç kanë rënë nga kati i katërt i një objekti banesor”, deklaroi mbrëmë policia.
Sipas policisë, vajzat në gjendje të rëndë shëndetësore janë dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor në QKUK-Prishtinë, ku më pas është konfirmuar edhe vdekja e 15-vjeçares.




Blinken sërish thirrje Kosovës dhe Serbisë: Ndërmerrni hapa të menjëhershëm!
Historia e plotë >




Elon Musk, një gjeni apo budalla?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Jepet lajmi i mirë! Pagat e rritura të administratës, shtesat që nga 1 p...
Historia e plotë >
“Çfarë bën ashtu…?”/Rrëfimet e adoleshentëve për çastet tragjike të vras...
Historia e plotë >
Fondet e premtuara për energjinë, BE i kalon Shqipërisë 72 mln euro

Moti "ndryshon" stinë/ Ja çfarë do të ndodhë me temperaturat gjatë periudhës së verës

Historiku/ 1 Qershori, dita kur fëmijët gëzojnë në të gjithë botën
Aktualitet




