Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Tragjike në Kosovë/ Vdesin dy fëmijë 8-vjeçarë, u përplasen nga makina (FOTO)

Tragjike në Kosovë/ Vdesin dy fëmijë 8-vjeçarë,

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot pasdite ku një veturë ka rënë në lum në fshatin Carralevë.

Si pasojë e këtij aksidenti, vetura ka goditur dy fëmijë 8 vjeç, të cilët kanë ndërruar jetë në QKUK, për shkak të lëndimeve të rënda. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe policia.

Njoftimi i plotë i policisë së Kosovës:

Me datën 09.05.2021 rreth orës 16:12 në fshatin Carralevë të Shtimes ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, e përshirë një automjet civil i udhëtarëve dhe dy këmbësorë ( fëmijë, të lindur në vitin 2013 ).

Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve ishte duke lëvizur në rrugën Shtime –Prizren dhe me të arritur në fshatin Carralevë, për shkak të mospërshtatjes të shpejtesisë së lëvizjes dhe kushteve të rrugës, kthesë, humbë kontrollin mbi automjet dhe kalon në shiritin e kundërt të levizjes dhe i godet dy këmbësoret në trotuar.

Si pasojë e ketij aksidenti të komunikacionit, fillimisht lëndime të rënda trupore marrin dy këbësorët, të cilët pasi marrin ndihmën e parë mjekësore në QKMF-Shtime, dërgohen në QKUK-Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor . Më pas, të dy këmbësorët nuk kanë mundur ti mbijetojnë lëndimeve të rënda trupore dhe kanë ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, drejtuesi i automjetit , V.M ( M/SH/K ) është ndaluar për 48 orë. Njësia rajonale e komunikacionit rrugor e drejtorisë rajonale të policisë në Ferizaj , i ka marrë të gjitha masat e nevojshme në lidhje me këtë rast.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore