Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

​Tragjike/ Godet me motoçikletë shtyllën elektrike, humb jetën 17-vjeçari

?Tragjike/ Godet me motoçikletë shtyllën elektrike, humb

Një 17-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Kosovë, si pasojë e një aksidenti me motoçikletë në rrugën Prishtinë-Pejë.

Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës, ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 15:25 në Qyshk të Pejës.

“Ngasësi i motoçikletës ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë elektrike. Mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e tij, ndërsa një pasagjer që ishte me të, ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spitalin rajonal në Pejë”, ka thënë ai.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga policia.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore