Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Tragjike, dy vëllezër shqiptarë vdesin nga Covid brenda 3 ditëve

Tragjike, dy vëllezër shqiptarë vdesin nga Covid brenda 3

Një tragjedi ka ndodhur në familjen Qafleshi nga Dragashi. Brenda tri ditësh kjo familje ka humbur dy persona si pasojë e koronavirusit.

Vëllezërit Shemsedin dhe Avdurrahim Qafleshi nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me koronavirusin. Kështu njëri ndërroi jetë në moshën 57 vjeçe e tjetri në të 60-at. Të dy ishin duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Lidhur me rastin “Gazeta Express” ka kontaktuar me kryetarin e Dragashit, Shaban Shabani, i cili tha se vdekja e vëllezërve Qafleshi është humbje e madhe.

“Para 3 ditësh ka ndërruar jetë njëri prej vëllezërve, tani pas dy ditësh vëllai tjetër. Ata kanë qenë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, fatkeqësisht nuk e kanë përballu luftën me koronavirusin”, tha Shabani.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore