Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Thaçi, pas takimit me Lajçak: BE të vendosë pikë të parë njohjen nga Serbia

 

Thaçi, pas takimit me Lajçak: BE të vendosë pikë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka kërkuar Bashkimit Europian që të vendosë çështjen e njohjes reciproke menjëherë në axhendën e bisedimeve Kosovë-Serbi.

Deklaratën, Thaçi e ka bërë menjëherë pas takimit që ka zhilluar në zyrën e tij me negociatorin e Bashkimit Europian për dialogun Serbi-Beograd, Miroslav Lajçak.

“Para pak çastesh përfundova një takim me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Bashkëbisedimi ynë ka qenë korrekt, konstruktiv dhe një bisede e hapur dhe miqësore në drejtimin gjetjes së mundësive për arritjen e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë, që do të nënkuptonte njohjen reciproke si dy shtete të pavarura dhe sovrane. Dhe me mundësinë që Kosova të anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, deklaroi Thaçi për gazetarët pas takimit.

 “Unë besoj që e ardhmja e vetme e Kosovës është që të jetë pjesë e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian dhe në këtë drejtim se BE duhet të lëviz më shpejtë në çështjen e liberalizimit të vizave sepse është vonuar shumë dhe po ndodhë një padrejtësi e madhe për qytetarët e Kosovës. Ka ardhë momenti që Bashkimi Evropian të hidhet në tavolinë mundësia për njohje reciproke, dhe duhet të jetë pika e parë e marrëveshjes dhe jo të diskutohet për çështje teknike.”, shtoi ai.

Ndërkaq, Lajçak ka bërë të ditur se do të flasë për gazetarët në fund të serisë së takimeve me të gjithë krerët politikë në vend./GazetaShqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore