Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Thaçi mbetet në paraburgim, refuzohet kërkesa për lirim me kusht

Thaçi mbetet në paraburgim, refuzohet kërkesa për lirim me

Paneli i Gjykatës së Apelit ka hedhur poshtë kërkesën e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kundër vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake për mbajtjen e tij në paraburgim.

Sipas Apelit, Thaçi ka dështuar të dëshmojë se pse vendimi paraprak ka qenë i paarsyeshëm për rreziqet nëse ai lirohet.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është akuzuar më 5 nëntor të vitit të kaluar. Ai akuzohet për krime lufte. Përveç tij, me të njëjtat akuza është edhe Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e Kadri Veseli si ish-krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Para këtij vendimi, Gjykata Speciale i bëri një kërkesë Policisë së Kosovës mbi kapacitet për të ruajtur dhe garantuar sigurinë e të akuzuarve nëse caktohet masa e sigurisë arrest shtëpiak.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore