
“Tentoi të vriste Vladimir Putin”/ SHBA reagon me shpejtësi dhe hedh poshtë pretendimet e Kremlinit: Qesharake!
Uashingtoni ka reaguar ashpër pas pretendimit të Kremlinit se SHBA qëndron pas një sulmi me dronë në Moskë.
“Natyrisht që është një pretendim qesharak” – tha zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.
Moska ka pretenduar se dy drone u përpoqën të sulmonin Kremlinin dje si pjesë e një atentati kundër Vladimir Putin. Më herët gjatë ditës së sotme, Kremlini tha se Uashingtoni ishte “definitivisht” pas sulmit, duke përdorur Ukrainën si një kukull.
“Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë lidhje me të. Ne as nuk e dimë saktësisht se çfarë ndodhi këtu, por mund t’ju siguroj se Shtetet e Bashkuara nuk kishin asnjë rol në të,” tha Kirby në CNN.
Zyrtari amerikan këmbënguli se SHBA nuk inkurajon apo i mundëson Ukrainës mjete që të godasë jashtë kufijve të saj dhe nuk miraton sulme ndaj krerëve të shteteve. Sakaq, edhe Ukraina ka mohuar se ishte e përfshirë në incident.
Kirby theksoi se ajo që tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, është një gënjeshtër e “pastër dhe e thjeshtë”.





Tensionet në veri/ Turqia bën gati ushtarët për në Kosovë (Detaje)
Historia e plotë >



Elon Musk, një gjeni apo budalla?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E rëndë në Përmet! Djali mbyt nënën 65-vjeçare
Historia e plotë >
Zbulohet EMRI/ Ja TRAFIKANTI I RREZIKSHËM me të cilin Saimir Tahiri ndan...
Historia e plotë >
Tregu estetik ”ka dalë nga shinat”! Dermatologët: Mjekësia estetike vetëm nga profesionistë

Këmbimi valutor 4 qershor 2023/ Me sa shiten euro dhe dollari sot?

Ndotja e mjedisit nga lëndët plastike “bombë me sahat”
Aktualitet




Pamjet/ Aksident i trefishtë te Mali i Robit, krijohet trafik i rënduar
Historia e plotë >