Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Tensionohet sërish situata në Kosovë! Një makinë policie sulmohet me armë zjarri në Veri

Tensionohet sërish situata në Kosovë! Një makinë

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në veri të Kosovës. Mediat kosovare raportojnë se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti të Policisë së Kosovës. Autoritetet përmes një njoftimi zyrtar njoftojnë se nuk ka persona të lënduar ndërsa, mjeti po patrullonte  në komunën e quajtur Banjskë-Izvor në Zveçan. Njoftohet gjithashtu se dëmet materiale të shkaktuara në makinën zyrtare të Policisë së Kosovës janë përkatësisht në dritaren/xhamin e automjetit zyrtar nga ana e majtë e vozitësit, i cili dyshohet të ketë qenë edhe cak i sulmit me armë zjarri. Lidhur me rastin janë ndërmarr veprimet e nevojshme operative hetimore, përfshirë edhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes, nga ku është konstatuar se vetura është goditur me një predhë të armës së zjarrit.

"Njësitet relevante policore kanë vazhduar me hetime intensive, duke arritur të identifikojnë një veturë të dyshuar të braktisur (xhip-opel), në një rrugë malore në distance prej rreth 250 metra largësi, e cila dyshohet se mund të jetë e përfshirë në rast. Po ashtu në afërsi të automjetit të dyshuar janë vërejtur edhe gjurmët e personave të dyshuar të cilët kanë ikur në drejtim të panjohur. Automjeti i dyshuar i cili ka poseduar targa të dyshuara, të cilat dyshohet se nuk i përkasin të njëjtit automjet, është konfiskuar nga Policia e Kosovës për të vazhduar me procedurat e mëtejme hetimore dhe të ekzaminimit. Në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin kompetent është iniciuar rasti, vrasje në tentativë dhe sulm ndaj personit zyrtar”, thuhet në komunikatë.

Kjo ngjarje vjen pas disa kohësh qetësie në veri të Kosovës, pas heqjes së barrikadave të cilat u bënë pengesë për lirinë e lëvizjes dhe u hoqën gjatë muajit dhjetor. Vendimi nga ana e udhëheqësit serb Aleksandër Vuçiç erdhi pas ndryshimit të masës së sigurisë për ish-policin Dejan Pantiç, i cili u arrestua më 10 dhjetor si i dyshuar për terrorizëm dhe sulm ndaj institucioneve të Kosovës. Pushteti akuzoi gjyqësorin për ndryshimin e masës, ndërsa opozita fajësoi qeverinë për marrëveshje të fshehtë me Serbinë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore