
Tensionet në veri të Kosovës, kryeministri Kurti: Do të përgjigjem në Prishtinë...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk ka komentuar tensionet në veri të Kosovës, teksa ka vizituar Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, në Vushtrri.
I pyetur nga mediat lokale Kurti tha se për këtë çështje do të përgjigjet ne Prishtinë.
Nuk dihet nëse pritet ndonjë konferencë për media në Prishtinë nga kryeministri Kurti.
Mes Policisë së Kosovës dhe qytetarëve serbë që janë mbledhur para ndërtesës së Komunës së Zveçanit ka pasur sot përplasje të vazhdueshme, ku u dëgjuan edhe të shtëna me armë. Për të shpërndarë turmën, efektivët kanë përdorur edhe gaz lotsjellës, ndërsa isa makinave të policisë u është vënë flaka nga protestuesit.
Struktura ilegale kanë lëshuar alarmin në orën 12:00 dhe aty janë mbledhur dhjetëra serbë për të penguar policinë, që po ndihmon kryetarin e ri të hyjë në Komunë.
Tensione ka dhe në komunat e tjera, të cilat tani drejtohen nga kryetarët e rinj të dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme në vend. Një ditë pasi bëri betimin, kryetari i komunës Zubin Potok ka tentuar të hyjë në godinë, por qytetarët serbë nuk e kanë lënë. Aty janë parë edhe ish-zyrtarë të Policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb.
Gjithashtu, raportohet se është lëshuar alarmi në qendër të qytetit të Mitrovicës së Veriut, ku ndodhet komuna dhe stacioni policor./ Top Channel





Tensionet në veri/ Turqia bën gati ushtarët për në Kosovë (Detaje)
Historia e plotë >



Elon Musk, një gjeni apo budalla?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E rëndë në Përmet! Djali mbyt nënën 65-vjeçare
Historia e plotë >
Zbulohet EMRI/ Ja TRAFIKANTI I RREZIKSHËM me të cilin Saimir Tahiri ndan...
Historia e plotë >
Tregu estetik ”ka dalë nga shinat”! Dermatologët: Mjekësia estetike vetëm nga profesionistë

Këmbimi valutor 4 qershor 2023/ Me sa shiten euro dhe dollari sot?

Ndotja e mjedisit nga lëndët plastike “bombë me sahat”
Aktualitet




Pamjet/ Aksident i trefishtë te Mali i Robit, krijohet trafik i rënduar
Historia e plotë >