Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Të shtëna me armë zjarri, plagoset nipi i Ramush Haradinajt

Të shtëna me armë zjarri, plagoset nipi i Ramush Haradinajt

Mbrëmjen e kaluar janë regjistruar dy persona të plagosur në Pejë, afër fakultetit të Biznesit, ndërsa i dyshuari ende është në arrati. Bëhet e ditur se një nga të plagosurit është familjar i AAK-së, Ramush Haradinajt.

I plagosuri Ahmetxhekaj është nip i familjes Haradinaj. Apo ndryshe, i plagosuri është nipi i Hilmi Haradinajt, babai i ndjerë i Ramush Haradinajt, shkruan portali KALLXO.com

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka thënë për mediat kosovare se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për kapjen e të dyshuarit.

“Prokurorja e Krimeve të Rënda ka dalë ne vendin e ngjarjes pas të shënave me armë zjarri në Pejë. Janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet për kapjen e personit të dyshuar”, tha Nikçi.

Ndërkohë sipas mjekëve, të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetë, ndërsa njëri prej tyre ishte kalimtar i rastit.

Rastin në fjalë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 12:20, në afërsi të fakultetit të Biznesit në Pejë, janë plagosur dy persona, njëri nga ta kalimtar i rastit. Të dy janë derguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Njësitët kompetente po merrem me trajtimin e rastit, akoma nuk ka informacione për ndonjë të arrestuar”, ka thënë Gashi.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore