Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Takimi i Ohrit/ Kurti konfirmon marrëveshjen: Pala serbe po i ikën nënshkrimit

Takimi i Ohrit/ Kurti konfirmon marrëveshjen: Pala serbe po i ikën

Kryeministri i Republikës së Kosovë,s Albin Kurti është deklaruar pas përfundimit të takimit në Ohër, për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Pas takimit, në fjalën e tij për mediat, Kurti tha se pala serbe po i ikë kësaj marrëveshjeje.

“Ne erdhëm në Ohër për të nënshkruar marrëveshejn bazë, me aneksin e zbatimit, kemi arritur një marrëveshje publike në aneksin që do të drejtojë realizimin…pala tjetër po i ikën nënshkrimit të marrëveshjes…Sa për aneksin e zbatimit, ai do të publikohët në uebfaqen e Bashkimit Evropian, përkatësisht EAS-it dhe aty do ta lexoni dhe kuptoni edhe çka ka edhe çka s’ka” tha kryeministri.

Kurti theksoi gjithashtu se Serbia po i ikë nënshkrimit pjesës që do ta bëntë marrëveshjen ndërkombëtarisht të obligueshme.

“Ne kemi qenë të gatshëm me 27 shkurt, ishim të gtashëm edhe sonte me 18 mars… Kjo është njohje de-facto mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Kurti.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore