Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Plumbat drejt autobusit i morën jetën të dyve/ Ledioni dhe Genta ishin miq të ngushtë, videot prekëse

Plumbat drejt autobusit i morën jetën të dyve/ Ledioni dhe Genta

Ledion Hamzaj dhe Gentiana Mustafaj, njëri 16 dhe tjetra 17 vjeç, janë dy nxënësit që humbën jetën në mënyrë tragjike në autobusin e sulmuar me kallashnikov të premten në mbrëmje.

Ngjarja e ndodhur në fshatin Gllogjan të Deçanit, tronditi mbarë opinionin publik, mbetet ende një enigmë e pazgjidhur nga policia kosovare.

Qeveria e Kosovës ka ofruar 20 mijë euro shpërblim për secilin qytetar që jep informacione për autorin e vrasjes së trefishtë.

Jeta e Ledionit dhe Gentianës u ndërpre në mes ashtu papritur duke i lënë në gjysmë ëndrrat e tyre dhe duke copëtuar zemrat e familjarëve.

Plumbat drejt autobusit i morën jetën të dyve/ Ledioni dhe Genta

Dy të rinj plot energji, siç shonë shokë e të afërm, gjë që e reflektonin edhe në videot e postuara në TikTok.

Nga videot duket që Ledioni dhe Genta kanë pasur një miqësi shumë të ngushtë mes tyre.

Miqtë e tyre të klasës kanë montuar disa nga momentet e tyre më të bukura sëbashku.

@gentaisufii

The best friend of my life I have ever known??. I will miss you very much ?? #fyp #viral #bestfriend

? ??????? ???? - Mamikon

Qindra persona kanë marrë pjesë ditën e sotme në ceremoninë e varrimit të dy nxënësve.

Është bërë me dije dhe më parë se të rinjve iu dha lamtumira e fundit në varrezat e fshatit Gllogjan të Deçanit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore