Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

SKANDAL! U filmua duke parë video porno gjatë debatit për Kosovë, deputeti jep dorëheqjen

SKANDAL! U filmua duke parë video porno gjatë debatit për

Deputeti serb Zvonimir Steviç ishte në vëmendje të mediave pasi u filmua duke parë filma për të rritur në celularin e tij gjatë seancës në Kuvend ku po zhvillohej debati për Kosovën. Pas kritikave, ai dha dorëheqjen.


Në videon që ka qarkulluar kudo në rrjete sociale, shfaqet i ulur në karrigen e tij dhe shikon videon në celular për më shumë se një minutë e gjysmë ndërsa pas kurrizit të tij zhvillohet debati i nxehtë për marrëdhëniet me Kosovën.

Steviç dukej se e konsideronte normale këtë veprim të tij pasi ishte biseda me Ivica Dacic që e detyroi të jepte dorëheqjen.

"Ky është një skandal dhe një fatkeqësi. Duhet do të jepni dorëheqjen. Nuk mund të jesh më deputet sepse nuk e përballon dot këtë. Së dyti, kudo që të paraqiteni, çfarëdo që të thoni, gjithmonë do të mbeteni si një deputet që sheh porno. Ku ju lindi ideja për të parë porno në Kuvend?,”-mësohet se i ka thënë Daçiç.

Pas kërkesës së Daçiçit, i gjithë grupi parlamentar i socialistëve ra dakord që “Steviçi duhet të largohet nga Kuvendi”.

"Unë jam ushtar partie. Unë do të bëj atë që ju kërkoni,"-tha deputeti i dorëhequr.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore