Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Si do reagojë Serbia? Ditë historike! Kosova nënshkruan aplikimin për anëtarësim në BE

Si do reagojë Serbia? Ditë historike! Kosova nënshkruan aplikimin

Kosova ka nënshkruar ditën e sotme aplikimin për anëtarësimin në Bashkimin europian.

Aplikimi është nënshkruar nga presidentja Vjosa Osmani, kryeministri albin Kurti si dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca në një ceremoni zyrtare.

“Sot është një ditë historike, 14 dhjetori ka rëndësi të veçantë në historinë tonë. Në njërën anë po aplikojmë për anëtarësim në BE dhe sot po shënojmë përvjetorin e themelimit të ushtrisë së shtetit tonë, të dyja këto hapa të rëndësishëm në rrugën euroatlantike të vendit”- tha presidentja Osmani pas ceremonisë.

Konfirmimin se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në BE, e bëri të ditur dje edhe kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

“Ka ardhur koha që statusin potencial për kandidat që na është njohur shumë kohë më parë, ta kthejmë në status kandidat duke kaluar në një fazë të re të raporteve me BE-në. Kjo është në përputhje me aspiratat e qytetarëve që besojnë se e ardhmja jonë është BE-ja”, tha Kurti.

Kosova kërkesën do ta dorëzojë në Këshillin e BE-së, i cili më pas i kërkon Komisionit të vlerësojë aplikimin.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore