Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Shuma e frikshme/ Ja sa para shpenzuan kosovarët vetëm këtë fundjavë në Shqipëri

Shuma e frikshme/ Ja sa para shpenzuan kosovarët vetëm këtë

Ndërkohë që Qeveria e Kosovës kishte mbyllur restorantet, qendrat tregtare dhe shume aktiviteteve të tjera, shumë kosovarë iu drejtuan Shqipërisë gjatë fundjavës që lamë pas.

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka bërë të ditur se nga një hulumtim që ka kryer nga data 9-12 prill, 30 mijë kosovarë udhëtuan në Shqipëri. Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se në Shqipëri për gjatë fundjavës, kosovarët shpenzuan 10 milionë euro.

Shahini ka thënë se AKB ka realizuar studimin nga data 9 deri më 12 prill, për të kuptuar se sa qytetarë e kaluan fundjavën në Shqipëri pasi masat e rrepta anti-Covid janë në fuqi.

“Për këto 4 ditë Kosovën e lanë 30 mijë qytetarë, biznesmenë, politikanë, sportistë, zyrtarë shtetërorë që kaluan në Durrës, Tiranë, Vlorë, Sarandë, Budvë, duke shpenzuar rreth 100 euro në ditë, përfshirë akomodimin, pijet, transporti, taksa rrugore. Por, këto shpenzime duhet të jenë shumë më larta, sepse në këto vizita relakusese nuk kursehet”.

“AKB ka vlerësuar se kosovarët shpenzuan 10 milionë euro për fundjavën në Shqipëri pasi qeveria mbylli qendrat tregtare, hotelet dhe kafeteritë," thotë raporti.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore