Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

Tragjedi në familje/ Vdesin babë e bir, djali qëllon me thikë babain, pasi pa ngjarjen e vret binjaku i tij

Tragjedi në familje/ Vdesin babë e bir, djali qëllon me

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit sot në një familje në veri të Mitrovicës, ku kanë mbetur të vdekur dy persona babë e bir.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se pas një mosmarrëveshjeje mes në familjen Bigovic, ku janë përfshirë disa anëtarë të familjes, djali ka sulmuar me thikë babain, të cilin e ka plagosur.

Babai i plagosur fillimisht është dërguar në spital, pasi ishte në gjendje kritike për jetën, ku më pas ka ndërruar jetë.

Sipas burimeve, në incident është përfshirë edhe djali tjetër i familjes, i cili dyshohet se duke ndihmuar babain, ka vrarë vëllain e tij.

Sipas burimeve për mediet kosovare, bëhet fjalë për vëllezërit binjakë U. Bigovic. dhe M. Bigovic, të lindur më ndërsa babai i tyre që mbeti fillimisht i plagosur është avokati Millan Bigovic.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore