Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Serbia drejt njohjes së pavarësisë? Komunikata zyrtare që ngjalli dyshime: Republika e Kosovës...

Serbia drejt njohjes së pavarësisë? Komunikata zyrtare që

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ditë më parë raportoi në Parlamentin e Serbisë, për planin franko-gjerman dhe bisedimet me Kosovën. 

Vuçiç, në përfundim të seancës së të enjtes tha se Serbinë e presin ditë shumë të vështira.

“Duhet të flasim, të kërkojmë zgjidhje, të gëlltisim, të heshtim, pa rrezikuar interesat jetike, por të jemi të hapur për kompromis”, tha ai.

Por, në një komunikatë të cilën Qeveria e Serbisë e ka publikuar në uebfaqen zyrtare, Kosovës i referohet Republika Kosovës, gjë e cila nuk ka ndodhur më herët nga zyrtarët serbë, apo nga vetë Qeveria.

“Pika 2: Këmbëngulja në formimin e Asociacionit, i cili duhet të jetë kornizë ligjore dhe fizike për të drejtat e popullit tonë dhe organizimin e tyre në Republikën e Kosovës, me mbështetjen e Serbisë, të cilën askush nuk duhet ta pengojë”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, të shtunën, kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, Dushan Janjiç, ka thënë se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia mund të ndodhë brenda këtij viti.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore