
Sekretari i ri i Shtetit, Blinken: E duartrokas angazhimin e administratës Trump për Kosovën dhe Serbinë
I nominuari për pozitën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ka folur me tone pozitive për angazhimin e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, në lidhje me raportet mes Kosovës dhe Serbisë.
Gjatë një seance të konfirmimit të mbajtur në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan, ai u pyet nga senatori Ron Johnson në lidhje me marrëveshjen për normalizimin e raporteve Kosovë- Serbi të nënshkruar më 4 shtator 2020 në Uashington. Johnson tha se gjërat nuk po përmirësoheshin derisa nuk u paraqit Richard Grenell me idenë e normalizimit të raporteve ekonomike.
Duke iu përgjigjur, Blinken tha se janë një sërë çështjesh që administrata e presidentit Trump ka bërë jashtë kufijve, të cilat ai i duartroket.
“Ju përmendet edhe punën që është bërë për Kosovën dhe Serbinë. Unë e duartrokas atë. Presidenti i zgjedhur (Joe Biden) ka kaluar shumë kohë në këto vende në të kaluarën dhe mendoj se ndan bindjet për gjërat që mund të bëjmë për të ndihmuar Kosovën që të lëviz përpara dhe gjithashtu me shpresë edhe Serbinë”, tha Blinken.
Më 4 shtator 2020, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, dy dokumente për normalizimin e raporteve ekonomike, në prezencë të presidentit amerikan, Donald Trump. Ato u ndërmjetësuan nga i dërguari i Trumpit për dialogun, Richard Grenell.
Pas zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, Prishtina dhe Beogradi janë zotuar se do të vazhdojnë zbatimin e marrëveshjeve, pavarësisht ndryshimit të administratës amerikane.
Antony Blinken, 58 vjeç, një veteran i politikës së jashtme dhe i besuar i afërt i zotit Biden, gjithashtu shpjegoi se pse udhëheqja e SHBA është jetike për botën, ndërsa premtoi një politikë të jashtme që do të japë rezultate për popullin amerikan.
"Kur nuk jemi të angazhuar, kur nuk drejtojmë, atëherë ndodh një nga dy gjëra: ose ndonjë vend tjetër përpiqet të na zërë vendin, por ndoshta jo në një mënyrë që çon përpara interesat ose vlerat tona. Ose askush tjetër nuk e bën, dhe atëherë do të keni kaos," i tha Blinken Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit.
"Sido që të jetë, kjo nuk i shërben popullit amerikan," tha ai. Zoti Blinken paraqitet për konfirmim vetëm dy javë pasi ndërtesa simbol e demokracisë amerikane – Kapitoli - u sulmua nga mijëra pjestarë të një turme pro-Trump që kërkonte të përmbyste fitoren e zotit Biden në zgjedhje.
Sulmi i pashembullt ndaj Kapitolit tronditi botën, dëmtoi më tej imazhin e Amerikës dhe u dha municion kundërshtarëve të SHBA.
Zoti Biden do të përballet me një botë shumë të ndryshme nga ajo që la katër vjet më parë si zëvendës i Presidentit Barack Obama. Kina ka marrë një rol më të madh global, duke filluar nga institucionet shumëpalëshe tek ndihma për zhvillimin në Afrikë dhe Amerikën Latine. Lidhjet midis Uashingtonit dhe Pekinit janë zhytur në pikën më të ulët në dekada, duke i bërë analistët t’i krahasojnë me Luftën e Ftohtë.
Deri tani nuk ka patur shenja se zoti Blinken do të përballet me vështirësi për t'u konfirmuar nga Senati./ REL/VOA

Sulm kibernetik Ministrisë së Financave edhe Telekom në Kosovë
Historia e plotë >

4 vdekje dhe 453 raste të reja me Covid në Kosovë, qytetet më të prekura
Historia e plotë >


Vdes nga Covid gruaja e simbolit të rezistencës shqiptare
Historia e plotë >


BE përpiqet ta minimizojë skandalin e Lajçak me hartën e Kosovës
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do mbyllemi? Javë dramatike, covid shkakton 130 viktima! Si ndryshuan ...
Historia e plotë >
Albin Kurti nën presionin e Izraelit dhe të Turqisë
Historia e plotë >
4 persona vdesin nga Covid në Shkodër, ishin të intubuar në spital rajonal

"NY Times" zbulon si po ecën vaksinimi në botë/ Izraeli mban vendin e parë, Shqipëria ka marrë...

19 persona humbin jetë nga COVID, regjistrohet tjetër shifër e lartë infeksionesh të reja
Biznes


Pabarazia dhe Covid po varfëron qytetet e mëdha, si po “shkërmoqet” Shkodra
Historia e plotë >
Abuzimet me kreditë e institucioneve jo bankare, BSH vendos rregulla të reja
Historia e plotë >
Shtrenjtohet me 25% çmimi i gazit për makinat
Historia e plotë >