
Samedin Mehmeti emërohet drejtor i përgjithshëm i Policisë në Kosovë
Samedin Mehmeti është emëruar drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës. Vendimi është marrë në mbledhjen që Qeveria në detyrë e Kosovës e ka mbajtur sot.
Mehmeti kishte qenë ushtrues i detyrës së drejtorit të Policisë, që kur u shkarkua Rashit Qalaj.
“Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës, ka mbajtur mbledhje korresponduese\elektronike. Në mbledhjen e 57 me radhë, Qeveria ka miratuar vendimin për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës dhe vendimin për përjashtim nga fushëveprimi i Ligjit për Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës, në projektin për sigurinë e rrjetit të brendshëm të Teknologjisë Informative të Policisë së Kosovës.
Qeveria në detyrë, i ka propozuar kryeministrit Hoti emërimin e z. Samedin Mehmeti, Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës. Vendimi do të hyjë në fuqi në ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.
Në mbledhjen e sotme është miratuar edhe vendimi për përjashtim nga fushëveprimi i Ligjit për Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës, të Projektit për sigurinë e rrjetit të brendshëm të Teknologjisë së Informacionit të Policisë së Kosovës. Bëhet fjalë për mbrojtjen nga sulmet kibernetike dhe sigurinë e rrjetit të brendshëm të Teknologjisë së Informacionit të Policisë së Kosovës, që vlerësohet të jetë i ndjeshëm dhe konfidencial./Koha.net

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani zbulojnë sloganin për zgjedhjet e 14 shkurtit
Historia e plotë >
6 humbje jete nga Covid, rritet sërish numri i infektimeve në Kosovë
Historia e plotë >





Rritet numri i vdekjeve nga Covid, 294 raste të reja në Kosovë
Historia e plotë >
Çfarë do të ndodhë tani me Mike Pence?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Kryebashkiaku i Tropojës bën autogol: Pas tenderit që i dha kushëririt, ...
Historia e plotë >
Ekipi i Bashës në 12 qarqe: Riciklim i “njerëzve hije” të Berishës
Historia e plotë >
“Do ketë ashpërsim masash!”/ Brataj tregon nëse do rikthehet karantina

COVID-19 / Shpresa nga imuniteti, çfarë duhet të dini për mbrojtjen nga virusi?

Nëse jeni infektuar një herë nga Covid, pas 6-8 muajsh do të.../ Çfarë thotë studimi i ri
Biznes

Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >

Risku nga katastrofat, BB: Tërmeti dhe COVID-19 çojnë varfërinë 8 vite pas
Historia e plotë >
