Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Rritja "e frikshme" e rasteve me COVID, merret vendimi i rëndësishëm për maskat në Kosovë

Rritja "e frikshme" e rasteve me COVID, merret vendimi i

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve për mbajtjen e maskave kundër Covid-19 në ambiente të mbyllura.

Apeli i autoriteteve shëndetësore vjen në një moment kur fillimi i vitit 2023 ka shënuar një rritje të numrit të rasteve të reja me koronavirus në Kosovë.

Gjithashtu qytetarëve u bëhet thirrje që të vaksinohen si dhe të respektojnë distancat sociale dhe masat e higjenës kundër Covid-19.

“MSh dhe IKSHPK  rekomandojnë qytetarët që rritja e rasteve me COVID-19 kërkon edhe masa parandaluese andaj duhet të të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse duke zbatuar vendimet e Qeverisë, duke bartur maska në të gjitha ambientet e mbyllura, distancë, higjienë, dezinfektues për duar në të gjitha institucionet publike e private dhe të  vaksinohen kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e IKSHPK.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore