Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Rritet numri i vdekjeve nga Covid, 294 raste të reja në Kosovë

Rritet numri i vdekjeve nga Covid, 294 raste të reja në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se Covid-19  i ka marrë jetën 9 pacientëve gjatë 24-orëve të fundit, ndërkohë dje u shënua një rast vdekje.

Gjithashtu është bërë e ditur se janë testuar 1.729 mostra të dyshuara, prej të cilave 294 kanë dalë pozitive në koronavirus (dje 267). Të shëruar nga sëmundja janë regjistruar edhe 281 pacientë.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 56.412 të prekur nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi.

Prej tyre 1.420 pacientë kanë vdekur ndërsa 49.713 janë shëruar. Të martën është raportuar se raste aktive aktualisht janë 5.279.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore