
RRITET çmimi i energjisë elektrike/ Ja sa do duhet të paguani sipas kategorive të ndara
Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji në Kosovë ka miratuar sot tarifat e reja të energjisë elektrike, që do të jenë 15 përqind më të larta.
Sipas mediave vendase, ZRRE kanë njoftuar se konsumatorët deri 300 kwh, fatura mujore do të ketë rritje prej 2 euro e 88 centë, për konsumatorët që kanë konsum deri 450 kwh do të rriten 4 euro e 20 centë.
Ndërsa për konsumatorët që harxhojnë 600 kwh, rritja mujore do të jetë 5 euro dhe për konsumatorët që harxhojnë deri në 800 kwh, rritja mujore do të jetë rreth 7 euro e 23 centë.
“Për konsumatorët që kanë konsum shtëpiak deri 300 kwh, fatura mujore do të ketë rritje prej 2 euro e 88 centë. Për konsumatorët që kanë konsum deri 450 kwh, konsumatorët do të kenë rritje mujore prej 4 euro e 20 centë. Për konsumatorët që kanë konsum deri në 600 kwh, rritja mujore do të jetë deri në 5 euro, ndërsa për konsumatorët që kanë konsum deri në 800 kwh, rritja mujore do të jetë rreth 7 euro e 23 centë”, kanë deklaruar nga ZRRE.
Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi nga 1 prilli dhe do të jenë të vlefshme deri më 31 mars të vitit 2024. Si arsye për rritjen e tarifave është përmendur furnizimi i qëndrueshëm me energji elektrike dhe kostot e larta të importit.









Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E BUJSHME! SPAK lëshon arrest me burg për Vangjush Dakon dhe zyrtarë të ...
Historia e plotë >
“A jeni në vete? Ju lutem”/ Doli e TRONDITUR, zbulohet për çfarë dëshmoi...
Historia e plotë >
Rënies së euros nuk po i duket fundi! Ja "PRAGU" që ka arritur monedha europiane

Çfarë po ndodh me valutën europiane? Euro në rënie të lirë, “rrokulliset” pranë kufirit të 108 lekëve

Këmbimi valutor 6 qershor 2023/ Si ASNJËHERË më parë, euro shkon në kuotën e...
Aktualitet

Arrestimi i ish-kryebashkiakut Vangjush Dako, reagon për herë të parë Rama
Historia e plotë >


