Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Rriten rastet e reja me të infektuar në Kosovë, sa të vdekur në 24 orët e fundit

Rriten rastet e reja me të infektuar në Kosovë, sa të vdekur

Në Kosovë ka rritje të rasteve të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit. Bëhet e ditur se janë regjistruar 104 të infektuar pas kryerjes së? 889 testimeve, (dje 77 dhe pardje 80 raste)

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve kanë humbur jetën dy persona.


Sipas të dhënave të këtij Instituti të premten janë regjistruar edhe 42 raste që kanë mposhtur virusin, kurse raste aktive aktualisht janë 1,393.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 16,606 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Prej tyre 652 pacientë kanë vdekur.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore