
Rrahja e djalit të politikanit serb nga vetë serbët në Kosovë, policia arreston tetë persona
Policia e Kosovës ka konfirmuar raportimet e mediave lokale në Kosovë se të hënën në afërsi të një shkolle në Llapnasellë, komuna e Graçanicës, ka ndodhur një rrahje ku janë përfshirë disa persona.
Për pasojë, Policia ka shoqëruar tetë të dyshuar në stacionin policor. Sipas mediave, në këtë incident është rrahur Nikolla Rashiç, djali i politikanit serb në Kosovë, Nenad Rashiç.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, ka thënë se janë duke vazhduar hetimet për këtë rast.
Politikani serb Nenad Rashiç, u tha medieve se i biri është sulmuar dhe rrahur nga një grup prej dhjetëra personash në afërsi të shkollës ku vijon mësimet dhe ka pësuar plagë në kokë.
Ai është shprehur i bindur se sulmi ka të bëjë me veprimtarinë e tij politike që bie ndesh me atë të Listës Serbe, subjektit politik që mbështetet nga Beogradi. Sulmu u dënuar nga presidentja në detyrë Vjosa Osmani dhe kreu i VV-së, Albin Kurti.
“Ftoj organet e rendit që sa më shpejt t’i sjellin para drejtësisë autorët e krimit. Është tashmë e qartë që sulmi ndaj tij është në vazhdën e kërcënimeve të shumta e ndërhyrjeve ilegale të Serbisë në Kosovë, që kanë për qëllim frikësimin e qytetarëve serbë”, është cituar të ketë thënë Osmani sipas një komunikate për media të presidencës.
Nenad Rashiç është kundërshtar politik i Listës Serbe në Kosovë, dhe ditëve të fundit ai ka folur hapur se si Lista Serbe po u bën presion votuesve serbë për të votuar për Adriana Hoxhiqin dhe subjektin e saj “Komuniteti i Bashkuar”, duke ua privuar rivalëve politikë boshnjakë përfaqësimin në Kuvendin e Kosovës.

Pesë jetë të humbura në Kosovë, 437 raste të reja me Covid-19
Historia e plotë >







Pse që të gjithë jemi nga pak teoricienë konspiracionesh
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

COVID-i bëri kërdinë me 335 të vdekur brenda 25 ditëve, por masat nuk nd...
Historia e plotë >
Pakti i plotë/ PD ndryshon emrin e koalicionit dhe rikthen atë të 2005-ë...
Historia e plotë >
Tabelat/ Nuk është vetëm Tirana, rastet më të rënda, qytetet ku ka shpërthyer Covid

Covid shkrumboi 20.5 milion vite jetë

Rusia nxjerr vaksinën e tretë anti Covid, përdoret për këtë kategori personash
Biznes

Shtrenjtohet me 25% çmimi i gazit për makinat
Historia e plotë >


Basha kundër rritjes së pagës minimale: Rëndon ndaj biznesit
Historia e plotë >