
Rrahën djalin e politikanit serb, 30 ditë paraburgim për 7 personat e akuzuar
Gjykata Themelore në Prishtinë, ka marrë vendim për paraburgimin e shtatë personave të dyshuar për rrahjen e djalit të politikanit serbë në Kosovë, Nenad Rashiç.
Përmes një njoftimi është bërë e ditur se Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Graçanicë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve M.R., Ç.ZH., L.K., B.ZH, D.N., M.J dhe D.T për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Pjesëmarrja në rrahje në bashkëkryerje.
Njoftimi i plotë nga gjykata:
Prishtinë, 24 shkurt 2021 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Graçanicë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve M.R., Ç.ZH., L.K., B.ZH, D.N., M.J dhe D.T për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Pjesëmarrja në rrahje në bashkëkryerje nga neni 187 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Shtatë të pandehurve M.R., Ç.ZH., L.K., B.ZH, D.N., M.J dhe D.T gjykata iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin veç e veç, pasi që e njëjta ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2, 1.2.1, dhe 1.2.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se masa e paraburgimit është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, se ekziston rreziku se me gjetjen e tyre në liri, të njëjtit mund të ikin apo arratisen për ti ikur përgjegjësisë penale në këtë fazë të procedurës, poashtu të pandehurit nëse do të jenë në liri mund ti asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë apo falsifikojnë provat e veprës penale duke ndikuar tek i dëmtuari N.R., po ashtu duke marrë parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale, tregon rrezik se nëse të pandehurit do të gjenden në liri mund të përsërisin veprën penale apo vepra të ngjashme penale.
Të pandehurit M.R., Ç.ZH., L.K., B.ZH, D.N., M.J. dhe D.T. dyshohen se me datë 23.02.2021 rreth orës 11:00, në fshatin Llapnasellë në Graçanicë, përkatësisht në afërsi të shkollës fillore “Miladin Mitic”, derisa i dëmtuari N.R. ishte në autobusin lokal me shokët e tij, ashtu që me të zbritur nga autobusi, të pandehurit e shajnë dhe e ofendojnë të dëmtuarin, ku dhe më pas ka filluar rrahja në mes të dy grupe ndërmjet të pandehurve, me ç’rast të dëmtuarit N.R. i shkaktojnë lëndime të rënda trupore.
Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./ Zeri

Rritet numri i vdekjeve nga Covid, 599 raste të reja në Kosovë
Historia e plotë >
Kokainë dhe automatikë/ Bastiset shtëpia, arrestohet Vali Corleone
Historia e plotë >
14 humbje jete nga Covid, 701 raste të reja në Kosovë
Historia e plotë >




1009 persona të shëruar në Kosovë, 12 humbje jete nga Covid-19
Historia e plotë >
Shkarravitje kufijsh të rinj në Ballkan
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Del dokumenti/ Si do të bashkohet Kosova me Shqipërinë, harta e re e Bal...
Historia e plotë >
LSI braktis zyrtarisht Luan Ramën, Petrit Vasili vihet në siklet nga kom...
Historia e plotë >
Çfarë të konsumoni që të keni energji gjatë agjërimit? Herbalisti i njohur: Mos hiqni dorë nga sallatat, çajrat bimore që heqin etjen

Lista e re/ Udhëtimet jashtë, ministria publikon kushtet e reja për shqiptarët, të vendosura nga çdo shtet

Apeli i mjekut infeksionist: Po qarkullon një virozë tjetër, mos e ngatërroni me Covid
Zgjedhje 2021




