Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

“Reuters” shkruan për arrestimin e gazetares ruse në Kosovë: Rusia është aleat kryesor i Serbisë

“Reuters” shkruan për arrestimin e gazetares ruse në

Lajmi i arrestimit të gazetares ruse në Kosova ka bërë jehonë edhe në mediat prestigjioze. Kështu, agjencia e lajmeve “Reuters” ka raportuar për lajmin, ndërsa shkruan se “nuk kanë mundur të verifikohen akuzat e Sveçlës”.

“Gazetarja Daria Almahov nuk ishte e disponueshme për koment dhe ishte e paqartë nëse ajo kishte punësuar një avokat”, shkruan agjencia e lajmeve.


Reuters në artikullin e saj tregon që Sveçla ka postuar një fotografi të Almahov me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe me presidentin sirian, Bashar al-Assad.

“Rusia është aleati kryesor i Serbisë dhe njësoj si Beogradi, është kundër pavarësisë së Kosovës”, shkruan Reuters.

Në artikull, Reuters përmend edhe situatën e tensionuar javën e kaluar dhe sulmin e djeshëm ndaj Policisë së Kosovës.


“Kosova i është bashkuar ndëshkimeve të BE-së dhe SHBA-së kundër pushtimit rus të Ukrainës dhe tashmë ka vendosur sanksione”, shkruan Reuters.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore