
Qeveria vijon shpronësimin në veri të Kosovës, banorët protestojnë
Një grup i serbëve lokalë në fshatin Dren, Komuna e Leposaviqit në veri të Kosovës, protestoi të premten për të tretën ditë me radhë, duke kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta tërheqë vendimin për shpronësimin e tokave në atë zonë, të marrë në mes të janarit.
Në mesin e tyre ishte edhe Sllavisha Jovanoviq, i cili tha se prona e tij është “uzurpuar” me shpronësim, sepse, siç u shpreh, askush nuk e ka pyetur apo informuar për një gjë të tillë.
"Neve na rrezikohen tetë hektarë pyje, pra familjes Jovanoviq. Edhe fqinjëve përtej kodrës u rrezikohen”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.
Jovanoviq shtoi se për të dhe bashkëfshatarët e tij, problemi më i madh është se në tokën e shpronësuar pritet të ndërtohet një bazë për policinë kufitare të Kosovës.
Në katër komunat në veri të Kosovës të lidhura territorialisht – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – shumica e popullatës është serbe.
Zona përfshihet shpesh nga tensionet, pasi banorët lokalë i kundërshtojnë autoritetet e Kosovës.
Policia e Kosovës konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se në fshatin Dren ka filluar puna për ndërtimin e stacionit policor kufitar, “me qëllim të sigurimit të qytetarëve, menaxhimit të kufirit dhe parandalimit të kontrabandës në atë rajon”.
Çfarë thanë banorët e tjerë të Drenit?
Ivan Josifoviq tha se Qeveria e Kosovës ka marrë “vendim të paligjshëm për shpronësimin e pronës së tij”.
Ai tha se qëllim i protestës së banorëve është tërheqja e vendimit për shpronësim dhe ndalimi i të gjitha punëve për ndërtimin e bazës së policisë kufitare.
“Të gjendet një zgjidhje në mënyrë paqësore”, u shpreh ai.
Kundër shpronësimit u shpreh edhe Jovan Millovanoviq, i cili tha se në atë lokacion, pranë varrezave, gjendet edhe një kishë e shekullit XIII.
“Të përpiqemi t’i ndalojmë [punimet]”, tha ai, duke shtuar se ajo që i shqetëson më shumë banorët, është se nuk e dinë saktësisht se çfarë do të ndërtohet.
“Është e pamundur që 80 hektarë të jenë vetëm bazë e policisë kufitare. Çfarë do të bëjë policia kufitare në majë të kodrës”, tha Millovanoviq dhe shtoi se stacioni i policisë kufitare nuk është me interes publik për banorët atje.
Çfarë i parapriu shpronësimit?
Në veri të Kosovës gjenden dy pika kufitare me Serbinë – Jarinja dhe Bërnjaku – por në atë rajon, prej vitesh, shfrytëzohen rrugë alternative dhe ilegale, për të shmangur vendkalimet zyrtare. Pikërisht këto rrugë, sipas zyrtarëve të Kosovës, shfrytëzohen për kontrabandë.
Deri më tash, Policia e Kosovës ka kryer disa aksione kundër kontrabandës me mallra dhe ka mbyllur rrugë alternative që çojnë në Serbi. Aksionet e tilla nuk kanë kaluar pa incidente. /REL/

Gjykata e Hagës lë "varur" Pjetër Shalën/ Gjyqi vazhdon pas një muaji
Historia e plotë >






Reja gjigande e tymit pushton Pejën, policia raporton se...
Historia e plotë >
As talebanët nuk kanë qëlluar mbi televizionin e tyre në Kabul
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Pagesat në offshore të Kryemadhit/ Nuk i deklaroi asnjëherë tek ILDKP, m...
Historia e plotë >
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit/ Dosja që tregon pagesat nga kompanitë...
Historia e plotë >
KUJDES! Fundjava ka surpriza nëse keni plane/ Publikohet TABELA

Shembet muri mbrojtës tek ‘Uji i Ftohtë’, rruga bllokohet nga gurët, kalohet vetëm me një korsi

Ligji i ri për punësimin në Gjermani, eksperti tregon kriteret që duhet të plotësoni dhe...
Aktualitet




