
Qëlluan me kallashnikov drejt policisë, arrestohen 5 vëllezërit shqiptarë
Pesë vëllezër janë arrestuar ditën e djeshme në Prishtinë pasi kanë qëlluar me armë drejt Policisë.
Polica mbërriti në shtëpinë e pesë vëllezërve, të cilëve nuk u bëhet i ditur identiteti, pas disa raportimeve se në shtëpinë e këtyre të fundit po kryhej një vjedhje dhe ka patur të shtëna me armë.
Më pas, ata kanë qëlluar drejt forcave policore për arsye të paqarta, shkruajnë mediet kosovare.
Sipas njoftimit të Policisë së Prishtinës, në vendngjarje u konfiskuan dy armë automatike tip ‘AK-47, një mitraloz dhe 71 copë fishekë.
Më tej, me vendim të prokurorit, policia ka kontrolluar shtëpitë e tyre dhe pas marrjes në pyetje, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
‘Pas disa të shtënave me armë zjarri janë arrestuar pesë të dyshuar vëllezër nën dyshimin se te shtëpia e tyre person-a të panjohur kishin tentuar të kryej vjedhje me çka dhe kanë filluar të shtënë me armë zjarri ndërmjet njëri tjetrit, por pa ndonjë pasoj, ndërkohë gjatë intervenimit njësiteve policore për reagim të shpejtë dhe në rroba civile, këtyre të fundit të shtënat e armëve ju kanë vishkulluar në drejtim të tyre, por pa pasoja’, bën me dije policia.





Tensionet në veri/ Turqia bën gati ushtarët për në Kosovë (Detaje)
Historia e plotë >



Elon Musk, një gjeni apo budalla?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E rëndë në Përmet! Djali mbyt nënën 65-vjeçare
Historia e plotë >
Zbulohet EMRI/ Ja TRAFIKANTI I RREZIKSHËM me të cilin Saimir Tahiri ndan...
Historia e plotë >
Tregu estetik ”ka dalë nga shinat”! Dermatologët: Mjekësia estetike vetëm nga profesionistë

Këmbimi valutor 4 qershor 2023/ Me sa shiten euro dhe dollari sot?

Ndotja e mjedisit nga lëndët plastike “bombë me sahat”
Aktualitet




Pamjet/ Aksident i trefishtë te Mali i Robit, krijohet trafik i rënduar
Historia e plotë >