Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

"Qëllova në ajër", vrau fqinjin me armë zjarri, del dëshmia e të akuzuarit: Nuk besoj se u shkrep në drejtim...

"Qëllova në ajër", vrau fqinjin me armë zjarri,

I akuzuari Xhelal Ramadani, i cili po akuzohet për vrasjen e fqinjit të tij Sh.L, tha se pasi e kishte parë të ndjerin duke e vënë dorën në brez, kishte marrë armën dhe kishte shtënë në ajër. Sipas tij, qëllimin e kishte pasur ta frikësonte të ndjerit por i njëjti kishte rënë për toke atë moment.

Një deklarim të tillë, Ramadani e bëri të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas vazhdimin të mbrojtjes së tij i pyetur nga mbrojtësja e tij avokate Marigona Lajqi.

“U largu prej meje dhe e pash duke e fut dorën në brez dhe unë duke u mundu me shkrep në ajër me frikësua përnjëherë vetëm kur e kam pa që ka ra në tokë”, deklaroi i akuzuari Ramadani.

I akuzuari Ramadani tha që pasi kishte rënë në tokë i ndjeri, i ishte afruar dhe kishte parë që edhe ai kishte pasur armë, ku aty i njëjti kishte menduar t’i ofronte ndihmë.

“U afrova e pash që edhe ai kishte pasur armë, pastaj u afrova u mundova me i ndihmu pak po u tuta me prek mos i ka kup zemra, tu u kthy më ka shkrep arma nuk besoj që ka qenë në drejtim të Shpejtimit, nuk e di, nuk e di a e kam goditur”, deklaroi i akuzuari Ramadani.

Paraprakisht në këtë seancë duke u përgjigjur pyetjeve të mbrojtëses së tij, avokates Lajqi i akuzuari Ramadani deklaroi se armën e kishte marr me vete për shkak se dëshironte të shkonte në mal dhe kishte frikë prej kafshëve të egra.

I njëjti tha pasi që vendosi të mos shkonte në mal, duke u kthyer në shtëpi ishte takuar me të ndjerin, por në atë moment i njëjti kishte filluar ta shante, ku i akuzuari Ramadani i kishte kërkuar që të mos e shante por i ndjeri kishte filluar ta sulmonte.

“Nuk u bo kurgjo për fëmijë kadal mos shaj dhe ai nuk tha asgjë dhe mi kërsiti dy shuplaka fytyrës deshi me m’ra boks unë i ngrita duart dhe ja mbrojta boksin, qaty u inatos ma tepër dhe ma ngjiti për fyti me duar më furri për disa minuta derisa filluan me më lëshuar këmbët”, deklaroi i akuzuari Ramadani.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore