Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

“Putini i vogël”, New York Times shpjegon si reagoi Vuçiç për emrin që i vuri Kurti

“Putini i vogël”, New York Times shpjegon si reagoi

Gazeta amerikane New York Times e ka pyetur presidentin serb Aleksander Vuçiç në lidhje me etiketimin “Putini i vogël” që ia vuri kryeministri Albin Kurti.

Vuçiç ka hedhur poshtë akuzat e Kurtit në përgjigjen e tij për NYT, duke thënë se Kurti dëshiron të jetë “Zelenski i vogël”.

“Kurti dëshiron të jetë një ‘Zelenski i vogël’ që lufton ‘Putinin e vogël”. Ky është tregimi i tij – se Vuçiç është një nacionalist i tmerrshëm që dëshiron të luftojë kundër të gjithëve”, ka thënë Vuçiç.

“S’është aspak e vërtetë” , ka shtuar presidenti serb.

Duke folur për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, Vuçiç thotë se s’do të vendosë sanksione ndaj federatës ruse jo derisa të përshpejtohet anëtarësimi në BE.

“Unë marr presion prej tyre çdo ditë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë. Kjo, nuk do të ndodhë, të paktën jo derisa aplikimi i ngecur, 13-vjeçar i Serbisë për t’u bashkuar me bllokun evropian të përshpejtohet”, është shprehur ai./ Gazeta Express

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore