Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

"Pse nuk e lë vajzën të flejë tek unë"/ 'Çmendet' 32-vjeçari, kërcënon vjehrrin

"Pse nuk e lë vajzën të flejë tek unë"/

Një ngjarje e paprecedentë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Prizrenit ditën e sotme midis personave të një familje. Sipas raportimeve, dhëndri ka kërcënuar me vdekje vjehrrin e tij.

32-vjeçari ka kanosur vjehrrin e moshuar, duke pretenduar se ky i fundit po i bëhet pengesë në lidhjen me gruan e tij. I riu ka një vajzë 6-muajshe nga lidhja me të shoqen.

Ai i është drejtuar vjehrrit të tij me fjalët: Nëse çika ime nuk vjen të flejë tek unë, ti do të kesh probleme me mua dhe do të të vras.

Ka qenë një kalimtar i rastit i cili ka parandaluar agravimin e situatës mes dhëndrit dhe vjehrrit. Vjehrri 53-vjeçar dhe e bija janë shoqëruar në komisariat ku edhe kanë dhënë dëshminë e tyre në lidhje me ngjarjen.

Dhëndri është dërguar në paraburgim dhe ndaj tij rëndon vepra penale e kanosjes.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore