Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Protestat në veri të Kosovës/ Raportohet për të shtëna me armë zjarri, tensionohet situata

Protestat në veri të Kosovës/ Raportohet për të

Të shtëna me armë janë raportuar mbrëmjen e sotme në zonën e Zubin, Potok në Kosovë, aty ku janë vendosur barrikada nga serbët që po protestojnë.

Protestat e tyre lidhen me kundërshtimin e vendimit që do të hyjë nesër në fuqi për pajisjen me fletëdeklarim dhe zëvendësim të targave me ato të republikës së Kosovës.

Qytetarët kanë bërë bllokimet e rrugëve në disa vendndodhje të ndryshme në Veri të Mitrovicës në drejtim të dy pikë kalimeve kufitare Jarinje dhe Bernjak, të cilat pika janë mbyllur për qarkullim.


Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për ndonjë plagosje të qytetarëve apo të ndonjë zyrtari policor.

Policia e Kosovës ka mbyllur kufirin për qarkullim këmbësorësh dhe për automjete në pikë kalimet kufitare Bernjak dhe Jarinje, për shkak të bllokimit të rrugëve në drejtim të këtyre pikë kalimeve kufitare Jarinje dhe Bernjak.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore