Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

“Presim më shumë nga BE”/ Dy ditë para takimit në Bruksel, Kurti i prerë me Vuçiç: Për targat ka vetëm dy rrugë

“Presim më shumë nga BE”/ Dy ditë para takimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet që të takohet me presidentin serb Aleksandër Vuçiç më 18 gusht në Bruksel, një takim i iniciuar nga Bashkimi evropian.

Përpara këtij takimi, Kurti ka dhënë një intervistë për BBC, ku është ndalur në çështjet më të diskutuar, ndërsa tha se pret më shumë nga BE, i cili kryen edhe rolin e ndërmjetësuesit në këtë proces.

 “Ne kemi të drejtë të presim më shumë nga BE-ja, veçanërisht të tregohet më shumë qartësi dhe vendosmëri në lidhje me qëndrimet e veta, veçanërisht kur bëhet fjalë për ngjarjet si barrikadat dhe incidentet e fundit në veri të Kosovës. 1 shtatori do të jetë një ditë normale në pikat kufitare – ose do të nxjerrim dokumente hyrje-dalje, ose të dyja palët do t’i anulojnë ato”, tha ai.

Kurti tha se shpreson se do ta diskutojë çështjen e targave me Vuçiçin si pjesë e temave aktuale.

I pyetur nëse kjo është platforma e tij e negociatave për bisedimet e Brukselit, Kurti tha se një propozim të tillë ia ka paraqitur tashmë Vuçiçit, në një takim të organizuar në kuadër të iniciativës së bashkëpunimit të liderëve rajonalë Brdo-Brioni.

“Unë i thashë, njihni dokumentet e Kosovës dhe ai më tha se është e papranueshme sepse kështu do të njihej pavarësia”, ka thënë Kurti.

Kryeministri i Kosovës ka bërë me dije se i ka thënë presidentit të Serbisë se kjo nuk është e vërtetë.

“Edhe pse do të ishte mirë, i thashë se nuk është e vërtetë – Sllovakia, Greqia, Rumania nuk e njohin pavarësinë, por i njohin dokumentet e Kosovës”, tha ai.

Përderisa dokumentet e hyrjes mund të jenë një pengesë e vogël, Kurti nuk ka alternativë për të zëvendësuar targat e lëshuara nga Serbia për qytetet e Kosovës, raporton BBC.

“Ne do të vazhdojmë me fushatën informuese për ndërrimin e targave me përfitime të shumta – pa tatim mbi vlerën e shtuar, akcizë dhe doganë. Zëvendësimi mund të fillojë menjëherë. Afati për përfundimin e procesit nuk do të jetë 1 shtatori, por dy muaj më vonë”, tha ai.

Megjithatë ai tha se targat nuk janë fundi, pasi dy shteteve u nevojitet një marrëveshje e dypalëshe bazuar në njohjen reciproke.

“Por është e qartë për mua se edhe kur të përfundojë procesi, nuk do të jetë fundi – ne kemi nevojë për një marrëveshje me Serbinë sepse gjithçka është e pjesshme derisa të arrijmë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve, bazuar në njohjen reciproke“, tha ai.

Kurti dhe Vuçiç do të takohen me ndërmjetësimin e të dërguarit të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak më 18 gusht.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore