Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Poston fotot e 5 mjekëve që humbën jetën nga Covid-19, Thaçi: Heronjtë e betejës (FOTO)

Poston fotot e 5 mjekëve që humbën jetën nga Covid-19,

Kosova po përballet çdo ditë me shifra të frikshme të rasteve të reja me Covid-19, ku numri total ka arritur në 9.492. Gjithashtu edhe numri i vdekjeve është i lartë, ku në mesin e viktimave janë edhe 5 mjekë të cilët ishin në fron të parë të përballjes me pandeminë e koronavirusit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar ditën e sotme pikërisht 5 mjekët, të cilët ndërruan jetë teksa ishin në krye të detyrës.

Poston fotot e 5 mjekëve që humbën jetën nga Covid-19,

Në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, Thaçi ka publikuar fotografitë e pesë mjekëve që humbën jetën pasi u infektuan me Covid-19, dhe i cilëson ata si heronj.

“Ishin gjithnjë në shërbim të qytetarëve, duke u kujdesur për lehtësimin e dhimbjeve dhe shërimin e tyre. Por, në përballje me COVID-19, humbën jetën. Mantelbardhët janë heronjtë e betejës kundër pandemisë. Kujtimi për Fadilin, Aliun, Sylejmanin, Lulzimin, Kujtimin dhe për çdo qytetar që humbi jetën në këtë betejë do të jetë i përjetshëm”, shkruan presidenti i Kosovës.

Poston fotot e 5 mjekëve që humbën jetën nga Covid-19,

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore