Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Politikani serb: “Vuçiç është i gatshëm të pranojë pavarësinë e Kosovës”

Politikani serb: “Vuçiç është i gatshëm

Lideri i Lëvizjes “Dveri” në Serbi, Boshko Obradoviç, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, është i gatshëm të pranojë pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Në një intervistë për median serbe "Nova.rs" Obradoviç ka thënë se Vuçiç që nga viti 2013 ka treguar se “është i gatshëm të japë pjesë të territorit të shtetit”.

Sipas tij Vuçiç një gjë të tillë e ka premtuar kur ka nënshkruar marrëveshjen e Brukselit.

Sipas tij, presidenti serb ka premtuar se do ta njohë pavarësinë e Kosovës përpara se të vinte në pushtet dhe se tashmë duhet të përmbushë një premtim që ka dhënë.

Obradoviç në fund tha se është i bindur se ka pasur negociata sekrete në dy vitet e fundit, derisa sipas tij këto negociata tashmë janë përshpejtuar ditëve të fundit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore