Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Politikani serb tregon kërcënimet/ Reagon ndaj akuzave se rrahja e të birit u inskenua me Albin Kurtin

Politikani serb tregon kërcënimet/ Reagon ndaj akuzave se rrahja e

Politikani serb në Kosovë, Nenad Rashiç, ka organizuar një konferencë për media për të folur për dhunimin e djalit të tij nga një grup personash në Llapnasellë të Graçanicës.

Duke treguar kërcënimet e bëra nëpërmjet rrjeteve sociale ndaj djalit të tij, ai tha se Nikolla Rashiç ka pësuar lëndime të trupore si: prerje të buzëve, thyerje të dhëmbëve e gjakderdhje të madhe dhe gjatë së cilës ai theksoi edhe njëherë se sulmi ka qenë i organizuar politikisht.

“Çfarë kam dashur të theksoj në këtë konferencë që 15 vite merrem me politike dhe tentoj të jem sa më objektiv për fat të keq tek ne ka një burim negativ, vlerat tona morale janë kthyer përmbys. Kemi familje që s’kanë fëmijë të edukuar, kështu vijmë deri tek dukuritë si këto. Lus organet, policinë dhe prokurorinë, jo për Nikollën djalin tim që e ka paguar shtrenjtë, por edhe për fëmijët e tjerë”, tha ai.

Kryetari i Partisë Progresiste serbe në Kosovë, tha se ngjarja e djeshme e ka trembur shumë dhe mbrëmë e ka pyetur djalin dhe gruan nëse ua ka rrezikuar jetën aktiviteti i tij politik.

“Mbrëmë e kam pyetur djalin dhe bashkëshorten se a mendojnë që ua kam rrezikuar jetën atyre dhe ata ishin njëzëri që të vazhdoj për të mirën tonë dhe të popullit tonë. Por, në këtë moment falë Zotit me mbështetjen e familjes unë nuk do të largohem nga politika”, theksoi ai.

I pyetur nga mediat për akuzat e kreut të Listës Serbe, se sulmi ndaj të birit është organizuar nga Albin Kurti, ai e ka hedhur poshtë një gjë të tillë. Nenad Rashiç tha se janë të trupshme deklarata e kreut të Listës Serbe Goran Rakiq, se sulmi ndaj birit të tij është organizuar nga kreu i LVV-së, Albin Kurti.

“Për mua është koment i pandershëm dhe duhet ta kenë për nderë ata që bëjnë këso komente. Për të rriturit nuk ke si i komenton këto… Nëse unë kam qenë organizator i asaj që djalit tim të rrahet dhe t’i thyhen dhëmbët, a do të ishte ai i përgjegjshëm që ai t’i shkaktonte djalit të tij lëndime të tilla… Unë them vetëm që t’i vijë turp të gjithëve që mendojnë kështu”, tha Rashiç.

Nikolla Rashiç është dhunuar ditën e djeshme nga 30 persona, 7 prej të cilëve gjenden në paraburgim dhe një konflikt i tillë ka ngjallur reagime të shumta.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore