Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Po hetonte vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari i shtetit, vdes papritur prokurori shqiptar (EMRI)

Po hetonte vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari i shtetit, vdes

Ka ndërruar jetë sot pasdite prokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës Enver Krasniqi. 

Lajmin për vdekjen e prokurorit Enver Krasniqi e ka konfirmuar për mediat kosovare Blerim Isufaj, kryeprokuror i Prokurorisë Speciale.

Ai ka thënë se vdekja e prokurorit është natyrale. Prokurori Enver Krasniqi ishte duke hetuar rastin e vjedhjes së 2.1 milionë eurove nga Thesari i shtetit.

Vjedhja e 2,1 milionë eurove ka ndodhur më 21 tetor 2020. Ditë më parë, Prokuroria Speciale njoftoi se janë bllokuar 600 mijë euro të vjedhura dhe se dy persona të dyshuar janë në paraburgim, ndërkohë që janë ngrirë 34 llogari bankare.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore