Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Plagosja me armë zjarri në Pejë, flet i afërmi i ish-kryeministrit: Më ka drejtuar pistoletën...  

Plagosja me armë zjarri në Pejë, flet i afërmi i

Mustafë Ahmetxhekaj 46 vjeçar, i plagosur një ditë më parë në Pejë, pohon se s’ka pasur asnjë problem me të dyshuarin që e qëlloi me armë zjarri.

46-vjeçari i plagosur një ditë më parë në Pejë, ka pohuar se nuk ka patur asnjë problem me të dyshuarin që e qëlloi me armë zjarri. Mustafë Ahmetxhekaj, ka treguar se e gjithë ngjarja nisi dje kur fillimisht zhvilloi një bisedë me të dyshuarin në një mensë.

“Unë kam qenë pre e sulmit. Me personin që ka gjuajtur, kemi ushtru me një sallë bashkë, fitenes”, ka treguar Ahmetxhekaj. Ky i fundit ka dhënë versionin e tij se i dyshuari bashkë me babanë e tij, e kanë kërcënuar teksa ishte duke ngrënë.

Plagosja me armë zjarri në Pejë, flet i afërmi i

“Unë isha në mensë duke ngrënë bukë, ka ardhë djali, u përshëndetëm, i thash hajde e pijmë ka një kafe edhe i diskutojmë disa gjëra….Nuk u ul e kanë një autoshkollë ma larg, erdhën më babin e tij edhe më kërcënuan…Ju thash a po më leni ta ha bukën, kur jam çu me hyp në kerr babai i i tij ma ka drejtu pistoletën”, tha Ahmetxhekaj për Gazetën Express.

Mustafë Ahmetxhekaj, nip i familjes Haradinaj nga Gllogjani, ishte pre e sulmit me armë zjarri dje në afërsi të Fakultetit të Biznesit në Pejë. Në drejtim të tij u shkrepën disa plumba. I plagosur mbeti edhe një kalimtar i rastit.

Sipas mjekëve gjendja shëndetësore e të dy të plagosurve është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia nuk ka arritur akoma ta kapë autorin e ngjarjes.

Gjatë bisedës me Gazetën Express, ai mohon se ka pasur në të kaluarën probleme me të dyshuarin, shumë më të ri në moshë.

Plagosja me armë zjarri në Pejë, flet i afërmi i

“I thash gjuaj dhe e shava, aty kanë qenë policia prezent, veç kur kanë kris pas shpinë. Hala jam në Spitalin e Pejës…Telashe jo telashe, konfrontim sikur djemt e ri, ai është djalë i ri i vlon gjaku, deshta me i thanë ulu me bisedu, qysh e kanë zanat me folë e me sha”, shtoi ai më tej.

Sipas tij është absurde gjuajtja me armë zjarri pas shpinës dhe pohon se ndihet i pastër sa i përket sherrit me armë zjarri.

I pyetur se çfarë lidhje familjare ka me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, ai tha: “Baba i Ramushit dhe nëna ime jam vëlla e motër”. Ai tha se ndihet i zhgënjyer sesi i dyshuari ndodhet akoma në arrati, teksa theksoi se ndihet mirë me shëndet.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore