
Pesë jetë të humbura në Kosovë, 437 raste të reja me Covid-19
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, kanë ndërruar jetë 5 persona të infektuar me Covid-19. Ndërkohë nga 2643 testime që janë bërë në total, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, 437 raste të reja.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka njoftuar gjithashtu se janë shëruar në këto 24 orë edhe 255 persona.
Njoftimi i plotë:
255 TË SHËRUAR DHE 437 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.643 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 437 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (62 vjeç), Obiliq 1 rast (30 vjeç), Podujevë 1 rast (76 vjeç), Prishtinë 1 rast (82 vjeç) dhe Prizren 1 rast (77 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 67.906 raste nga 297.628 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.587 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 255 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 59.174 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.145.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 194 raste, Prizren 36 raste, Pejë 34 raste, Vushtrri 21 raste, Gjakovë 20 raste, Ferizaj 18 raste, Mitrovicë 16 raste, Podujevë 16 raste, Gjilan 12 raste, Lipjan 10 raste, Obiliq 8 raste, Viti 8 raste, Deçan 7 raste, Rahovec 6 raste, Fushë-Kosovë 5 raste, Kaçanik 4 raste, Suharekë 4 raste, Drenas 2 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Malishevë 2 raste, Shtime 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Hani i Elezit, Junik, Klinë, Kllokot dhe Ranillug.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

277 raste të reja me Covid në Kosovë, shënohen 14 humbje jete
Historia e plotë >
Qindra serbë marrin rrogë në Kosovë, pa punuar fare
Historia e plotë >
Kosova vendos masa të reja anti-Covid/ Ja kur do të jetë ora policore
Historia e plotë >

11 të vdekur e 364 raste të reja me COVID në Kosovë
Historia e plotë >



Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Letra/ Familja Haklaj i shkruan ambasadores Kim: Politika e krimit të or...
Historia e plotë >
“Alkooli nuk të bën dëm”/ Vendimi i Prokurorit Ervin Karanxha: Të futësh...
Historia e plotë >
Pabarazi dhe pakënaqësi/ Ballkanit do t'i duhen vite për vaksinën anti Covid, shqetësimi në Shqipëri janë manifestimet

Asnjë i infektuar me Covid nuk mund të votojë

Pasaporta e vaksinimit, si do të funksionojë në Itali dhe problemet
Zgjedhje 2021

Basha: Ka zero shanse që Rama të jetë pjesë e qeverisë sime pas 25 prillit
Historia e plotë >


