Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

“Përplasjet mund të ishin përshkallëzuar”/ Drejtori i zyrës për Kosovën në Serbi: Forcat speciale donin të pushtonin...

“Përplasjet mund të ishin përshkallëzuar”/

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë kosovare, ndërsa reagoi për përplasjet e sotme në veri.

Petkoviç deklaroi se situata ishte shumë serioze gjatë mbrëmjes së djeshme për shkak se mund të përshkallëzohej në përplasje të forta, ndërsa shtoi se forcat speciale të Kosovës donin të pushtonin veriun e vendit duke dëbuar serbët që banojnë aty.

“Agonia dhe kriza dyditore në të cilën na shtyu Albin Kurti tregon se sa është militantizmi i atij njeriu dhe sa i rrezikshëm është ai. Sidomos me vendimin për vazhdimin e afatit për lëshimin e dokumenteve Mbrëmë ishim në prag të konflikteve serioze sepse plani  ishte që forcat speciale të Kosovës të pushtonin veriun e Kosovës. Të gjithë e pamë se me vendimin e Prishtinës për shtyrjen e vendimit, sa shumë gënjeu Albin Kurti duke akuzuar Beogradin se dëshiron të destabilizojë Ballkanin Perëndimor”, tha ai.

Ai shtoi se barrikadat nuk ishin të qëllimshme, por sipas tij janë e vetmja mënyrë që Serbia të mbrojë serbët në veri të Kosovës.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore